Sport

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Teutës

8 Janar 2021, 18:55 Nga DOSJA

SHKODER – Vllaznia shkëputet akoma më shumë në krye të Superiores, falë një fitoreje të rëndësishme përballë Teutës, e cila deri në këtë javë ishte e pathyeshme. Një ndeshje e dominuar nga skuadra shkodrane deri në minutën e 59-të, kur Hoxhaj zhbllokon takimin, një gol, që rezultoi i fitores dhe i tri pikëve për Vllazninë.

Gjërat u vështirësuan për skuadrën shkodrane, pasi pak minuta më pas, autori i golit, pikërisht Ardit Hoxhaj, ndërhyn me takën lart ndaj Pjeshkës, duke u ndëshkuar me karton të kuq. Nga minuta e 65-të kur mbetën në inferioritet numerik, skuadra shkodrane u detyrua të menaxhojë avantazhin, gjë që e bëri mirë deri në fund.

Me këtë fitore, skuadra e Vllaznisë kalon një kundërshtar shumë të fortë, duke fituar më tepër besim te kjo udhëheqje, që po i bën kampionatit në këto 13 javë.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll