Politike

‘Kokë më kokë’ përballë njëri-tjetrit, Rama takohet me kryediplomatin grek, ZBULOHET çfarë po diskutojnë

8 Janar 2021, 12:26 Nga DOSJA
‘Kokë më kokë’ përballë njëri-tjetrit,

ATHINË– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është takuar me kryeministrin Edi Rama. Fotoja e të dyve nga takimi, të ulur përballë njëri-tjetrit, është shpërndarë nga mediat greke. 

Këto të fundit kanë shpërndarë edhe detaje lidhur me çfarë po diskutohet. Sipas mediave greke në fokus të diskutimeve janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështjet e rajonit. 

Ndërsa Dendias në rrjetin e tij social shkruan: Takova kryeministrin shqiptar Edi Rama. Folëm për marrëdhëniet bilaterale, perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zhvillimet e fundit rajonale në fokus.

Sot kryeministri ndodhet në Greqi, ku pas takimit me kryediplomatin Dendias do të ‘ulet’ në një darkë pune me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Disa ditë më parë, Dosja.al e raportoi e para udhëtimin e Ramës në Athinë, menjëherë pas vizitës dy-ditore në Ankara. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 nikos dendias rama takon nikos dendias edi rama edi rama ne greqi 8 janar 2021 nikos dendias rama takon nikos dendias

Sondazh

Poll