Politike

Në Athinë për një drekë pune! Rama zbarkon në Greqi, ndan çështjet e diskutimit me Mitzotakis: Forcim të marrëdhëniev

8 Janar 2021, 09:45 Nga DOSJA
Në Athinë për një drekë pune! Rama zbarkon në

GREQI– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi! Rama ka ndarë një foto në Twitter teksa shihet duke zbritur nga avioni. I veshur me kostum ngjyrë blu dhe me maskë Rama shihet që po zbret shkallët e fundit për të shkuar më pas në një drekë pune me kryeministrin Mitzotakis.

Vetë Rama ka zbuluar se me kryeministrin grek do të diskutojnë për korrdinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19, forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

POSTIMI I RAMËS:

Rama: Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë.

Ky takim vjen pas vizitës dy ditore që Rama zhvilloi në Turqi. Së bashku me disa ministra dhe figura të tjerë të njohur në vend, Rama u takua me Erdogan aty ku nënshkruan disa marrëveshje për dy shtetet.

LAJMI KRYESOR: ‘Është lajmës, do dërgojë mesazh’/ Pas Turqisë, Rama ‘zbarkon’ në Greqi, takon Dendias e Mistotakis, kryeministri: Forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne greqi edi rama ne greqi

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 07:16

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga media...