Politike

Përmbytjet nga reshjet në Shqipëri/ Milva Ekonomi në mbledhje me drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit: Duhet koordi

8 Janar 2021, 09:41 Nga DOSJA
Përmbytjet nga reshjet në Shqipëri/ Milva Ekonomi në

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka zhvilluar një mbledhje urgjente mbrëmjen e djeshme me drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit në lidhje me situatën e rëndë që po kalon vendi nga përmbytjet.

Gjatë takimit, Ekonomi bëri apel për koordimin me strukturat përgjegjëse si prefekturat, bashkitë dhe operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar, Ekonomi i kërkoi drejtorive rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve të koordinohen për evidentimin e çdo problematike që vjen nga vështirësitë e motit dhe të adresohen pa humbur kohë.

Njoftimi i plotë:

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u zhvillua takimi me Drejtorikë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (DRUK), si institucionet përgjegjëse të infrastrukturës ujorë në vend. Dukë marrë shkas nga reshjet intensive të shiut dhe parashikimet për ditët e ardhshme, Ministrja Ekonomi u informua mbi gjëndjen aktuale dhe situatën në terrenGadishmëria e sistemit, ishte kryefjala e takimit dhe si hapi më emergjent në përballimin e kësaj situate mbetej koordinimin me strukturat e tjerë përgjegjëse si Prefekturat, Bashkitë dhe Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE). Për momentin është shumë e rëndësishme që hidrovoret në mbarë vendin të furnizohen pandërprerje me energji elektrike dhe DRUK të koordinohen në evidentimin e cdo problematike që vjen nga vështirësitë e motit dhe të adresohen pa humbur kohë. Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi riktheu në vëmendje turin e takimeve të javës së parë të punës, me detyrat përkatëse që u lanë për cdo rajon që infrastruktura e hidrovoreve, kanaleve të para dhe sistemi I kullimit të jetë në gjendje të përballojë këtë periudhe intensive reshiesh. Komunikimi do të vazhdojë dhe gadishmëria e strukturave në terren do të jetë maksimale

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike milva ikonomi moti i keq ne shqiperi milva ikonomi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 07:16

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga media...