Politike

Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet në Amerikë: Ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim!

8 Janar 2021, 10:13 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim për ngjarjet në Amerikë: Ata që

TIRANË-Ambasadorja Amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka reaguar për ngjarjet e fundit në Amerikë me sulmin ndaj Capitol Hill që tronditën botën. Kim shkruan në Twitter se ngjarja që ndodhi në SHBA shkeli ligjin e se ata që kishin gisht duhet ta paguajnë. Ndër të tjera Kim shkruan se liria e fjalës dhe e mbledhjes është shumë e rëndësishme.

POSTIMI I AMBASADORES:

Shumë miq të Shqipërisë kanë shprehur tronditje dhe shqetësim rreth sulmit të fundit mbi Kapitolin e SHBA. Unë do të doja të ju falënderoj për qëndrimin me ne. Dje, Pres Trump bëri të qartë se SHBA është & duhet të mbetet një komb i rendit dhe ligjit, dhe ata që shkelën ligjin do të paguajnë një çmim. Presidenti Trump gjithashtu e bëri të qartë se Kongresi ka vërtetuar rezultatet e zgjedhjeve tona dhe ai tani është përqendruar në sigurimin e një tranzicioni të qetë, të rregullt dhe pa ndërprerje të pushtetit në 20 Janar. Çfarë SHBA këshillon për të tjerët zbatohet edhe për ne: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë tranzicionin paqësor të pushtetit. Demokracia nuk është e lehtë dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë nga askush prej nesh. SHBA do të dalë më e fortë dhe më e mençur pas kësaj prove të demokracisë sonë.

Komenti i ambasadores vjen pas trazirave që pushtuan SHBA-në për disa orë para gjatë zhvillimit të ceremonisë për çertifikimin e Joe Biden si president. Qindra suportues të Trump arritën që të futeshin në ambientet e brendshme të Kongresit dhe të shkaktonin trazira. 5 prej tyre humbën jetën dhe të tjerë u plagosën. Në fund Kongresi certifikoi Joe Biden si president të 46-të të SHBA-së. Trump e komentoi më pas këtë ngjarje. Ai u shpreh se është kundër dhunës e se pavarësisht se nuk është dakord do ti hapë rrugën Biden drejt presidencës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike trazira per zgjedhjet ne shba yuri kim trazira per zgjedhjet ne shba yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 07:16

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga media...