Politike

Arrestimet në Skrapar, mes tyre policë! Reagon ministri Çuçi: Përgëzime për këtë mega operacion

8 Janar 2021, 10:23 Nga DOSJA
Arrestimet në Skrapar, mes tyre policë! Reagon ministri

TIRANË– Një operacion i madh anti-drogë është duke u zhvilluar. Prokuroria e Posaçme ka firmosur 23 urdhër arreste për kultivim lëndësh narkotike. Për këtë operacion ka reaguar ministri i ri i brendshëm Bledi Çuçi. Ai shprehet se ky ishte një operacion që godet fenomenin e kultivimit të kanabis në vend. Çuci jep detaje të mëtejshme. Ai tregoi se ky ishte një operacin i iniciuar nga SHÇBA nën drejtimin e SPAK.

REAGIM I MINISTRIT TË BRENDSHËM BLEDI ÇUÇI PËR OPERACIONIN ANTIKANABIS NË SKRAPAR

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi operacioni antidroge ne skrapar bledi çuçi operacioni antidroge ne skrapar

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 07:16

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga media...