Politike

Agron Çela përgënjeshtron zërat për largimin nga partia, sqaron: Jam në LSI!

8 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA
Agron Çela përgënjeshtron zërat për largimin nga

TIRANË-Emri i ish-deputetit të LSI në Shkodër, Agron Çela është përfolur në media se do të largohet nga partia. Këto zëra u përforcuan pas largimit të fundit të Nasip Naços.

Por sot, vetë Çela ka reaguar në rrjetet sociale dhe e përgënjeshtron këtë lajm.

Të tilla lajme jane teresisht te paverteta. LSI qarku Shkoder nuk e ndal askush dhe asgje perballe kauzes se saj per te qene zeri i qytetareve dhe per ta vazhduar misionin tone qe Shkodra dhe Shqiperia te jene shtepia jone e perbashket”, shkruan Çela.

POSTIMI I PLOTE

Fushata e lajmeve te rreme dhe shpikjes se konflikteve te paqena per fat te keq ka nisur prej kohesh.

Prej ditesh portale te ndryshme, kane nisur te etiketojne emrin tim, si nje prej emrave qe kam braktisur LSI-ne. I gjendur perballe nje te pavertete te madhe, deklaroj me seriozitet dhe pergjegjesi te plote, se vazhdoj angazhimin maksimal te udheheq fushaten politike te LSI ne qarkun Shkoder.

Duke qene i vetmi deputet i qarkut Shkoder qe jetoj ne Shkoder, duke mos u shkeputur ne asnje moment nga komuniteti qe jam zgjedhur, duke qene zeri i qindra anetareve te LSI dhe i te gjithe komunitetit te qarkut Shkoder, qe jo vetem me kane besuar perfaqesimin ne Kuvend, por tek une dhe forca politike qe perfaqesoj kane gjetur nje dere te hapur per cdo shqetesim te tyrin.

Te tilla lajme jane teresisht te paverteta. LSI qarku Shkoder nuk e ndal askush dhe asgje perballe kauzes se saj per te qene zeri i qytetareve dhe per ta vazhduar misionin tone qe shkodra dhe shqiperia te jene shtepia jone e perbashket.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron cela agron cela

Sondazh

Poll

Politike 8 Janar 2021, 07:16

ATHINË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar sot në shtetin grek, vetëm një ditë pasi vizitoi në Turqi, presidentin turk Recep Tajip Erdogan. Burime nga media...