Politike

Olta Xhaçka takon Luigi Sorecan/ Zbulohet çfarë u diskutua mes tyre, ministrja: Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve…

8 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Olta Xhaçka takon Luigi Sorecan/ Zbulohet çfarë u diskutua

TIRANË– Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar takimin e  parë zyrtar pas marrjes së detyrës nga paraardhësi i saj, Gent Cakaj. Ditën e sotme, Xhaçka zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Detajet e takimit, i ka ndarë vetë ministrja në rrjetin e saj social në Twitter, Xhaçka shkruan se me ambasadorin shkëmbeu pikëpamje mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. 

Zhvillova sot një takim shumë të mire pune me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca. Shkëmbim konstruktiv i pikëpamjeve mbi procesin e integrimit dhe fillimin e projektit për asistencën teknike per integrimin (SEI).
Mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Bashkimi Europian për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe institucionet e tjera shqiptare, si dhe për kontributin personal të ambasadorit Soreca. Integrimi do të jetë gjithmonë objektivi ynë më i rëndësishëm strategjik. Do të angazhojmë të gjitha burimet dhe energjitë tona, për t’u përgatitur për hapjen e negociatave Shqipëri – BE,”-shkruan Xhaçka.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca olta xhacka olta xhaçka takon sorecen luigi soreca olta xhacka olta xhaçka takon sorecen

Sondazh

Poll