Politike

Meta takohet me Kryetarin e Partisë Demokristiane të Kosovës, presidenti: Ky vit me sfida të reja dhe sprova të vështira p

8 Janar 2021, 12:06 Nga DOSJA
Meta takohet me Kryetarin e Partisë Demokristiane të Kosovës,

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina. Meta ka ndarë në ‘Facebook’ foto nga takimi që kanë zhvilluar në presidencë.

Meta shkruan se ky vit me sfidat e veta për shqiptarët ka dëshmuar mençuri dhe vullnet për të forcuar më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat në të mirë të interesit kombëtar.

NJOFTIMI I ILIR METES:

Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll