Sport

Moriero dhe Mikoli në krye të stolit blu, tani Dinamo “made in Italia”

5 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA

TIRANE – Tashmë gjithçka është realitet. Klubi kryeqytetas i Dinamos, e cili e mbylli vitin me 20 pikë në krye të grupit A në Kategorinë e Parë, do të stërvitet nga trajneri italian, ish-interisti Françesko Moriero.

Ai ka arritur marrëveshja 2-vjeçare me presidentiin Marko Pontreli të klubit blu të kryeqytetit. Në krah të tij do të jetë edhe ish-futbollisti Fabricio Mikoli, i cili do të kryejë detyrat e zv.trajnerit dhe përgjegjës për sektorin e të rinjve.

Sot në mesditë, dyshja Moriero-Mikoli janë prezantuar para skuadrës së Dinamos dhe kanë zbritur në fushën e blertë për të kryer edhe seancën e pare stëvitore të skuadrës kryeqytetase për vitin 2021, e cila në vijim synon ruajtjen e e vendit të pare në grupin A, si dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dinamo moriero-mikoli dyshja e dinamos skuadra blu e kryeqytetit dinamo moriero-mikoli dyshja e dinamos skuadra blu e kryeqytetit

Sondazh

Poll