Bota

5 Janar 2021, 11:21 Nga DOSJA

IRAN-Koreja e Jugut ka dërguar një delegacion në Iran për të kërkuar lirimin e një anijeje të tyren, e cila është kapur pranë ngushticës strategjike në Hormuzit. Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm Kang Kyung-what, ka deklaruar se Koreja e Jugut po bën përpjeke diplomatike për të siguruar lirimin e cisternës më flamur të tyre dhe ekuipazhit të saj prej 20 anëtarësh.

Ndërsa, ministria e Mbrojtjes e vendit tha se po dërgonte njësinë e saj anti-pirateri në ngushticën e Hormuzit përmes së cilës kalon 20 për qind e të gjithë naftës së tregtuar në botë.

Një ditë më parë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se forcat e saj detare kapën anijen dhe ndaluan ekuipazhin e saj për shkak të shkeljeve të ligjeve të mjesidit.

Irani është përpjekur të përshkallëzojë presionin mbi Korenë e Jugut për të zhbllokuar rreth 7 miliardë dollarë në asete të ngrira nga shitjet e naftës të fituara para se Uashingtoni të fuqizonte sanksionet ndaj Iranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga një marrëveshje bërthamore e rëndësishme midis Teheranit dhe fuqive botërore. Koreja e Jugut ka ngrirë fondet iraniane në banka për shkak të sanksioneve të SHBA-së. Ky veprim ka rritur tensionet mes dy vendeve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irani koreja e veiut irani koreja e veiut

Sondazh

Poll