Bota

Zgjedhjet e Senatit në SHBA/ Donald Trump dhe Joe Biden vazhdojnë tubimet, presidenti i zgjedhur: Unë nuk e di pse ai ende e

5 Janar 2021, 10:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet e Senatit në SHBA/ Donald Trump dhe Joe Biden vazhdojnë

SHBA-Vetëm pak ditë kanë ngelur nga betimi si presidenti i Joe Biden. Ndërkohë që përballjet midis tij dhe paraardhësit të tij, kandidatit republikan Donald Trump ende vazhdojnë. Sipas mediave të huaja, të dy kandidatët kanë mbajtur tubime në Georgia, ku po zhvillohet gara e balotazhit që do të përcaktojë se kush do të drejtojë senatin në Shtetet e Bashkuara, demokratët apo republikanët, pasi në zgjedhjet e 3 nëntorit asnjë nga senatorët nuk arriti të sigurojë shumicën dhe për këtë arsye do të rinomovehet.

Joe Biden në një tubim të mbajtur në Atlanta ka thënë se tha se votuesit në Georgia nuk do të votojnë vetëm për katër vite, por për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, ai ka drejtuar dhe akuza ndaj Donald Trump, të cilin e ka akuzuar se prej 2 muajsh vetëm është ankuar për rezultatet dhe nuk ka punuar për pandemisë.

Votuesit në Georgia do të përcaktojnë drejtimin, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Unë nuk e di pse ai ende e dëshiron punën, ai nuk dëshiron ta bëjë atë”, tha ai.

Ndërsa, nga ana tjetër Donald Trump, vazhdon të këmbëngul se ka fituar shtetin e Georgias dhe se zgjedhjet janë të manipuluar. Më herët ai ka bërë thirrje dhe për protesta në datën 6 janar, për të përmbysur rezultatin.

 “Nëse demokratët liberalë marrin Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë dhe ata do e marrin Shtëpinë e Bardhë ne do të luftojmë ju garantoj,”-ka thënë ai.

Nëse republikanët fitojnë ata do të mbajnë një shumicë të pakët dhe mund të bllokojnë qëllimet legjislative të Bidenit dhe të emëruarit në gjyqësor, nëse demokratët fitojnë Biden do të ketë kontroll të plotë në Dhomën e Përfaqësuesve, Senat dhe Shtëpinë e Bardhë duke lehtësuar ndjeshëm vendimmarrjen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll