Bota

FOTO/ Zv.ministri i parë homoseksual në Greqi! Kush është ‘babai’ i një mace dhe qeni, pasionet dhe e shkuara e

5 Janar 2021, 10:21 Nga DOSJA
FOTO/ Zv.ministri i parë homoseksual në Greqi! Kush është

GREQI-Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ditën e djeshme ka emëruar zëvendës ministrin e parë homoseksual. Nicholas Yatromanolakis, 44-vjeç, u emërua si zv.ministri i ri i Kulturës pasi u promovua nga pozicioni i sekretarit të përgjithshëm në ministri.

Nicholas Yatromanolakis ka studiuar Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Panteion në Athinë ndërsa studimet Master i ka përfunduar për Politikat Publike në Universitetin e Harvardit.

Emërimi i tij shihet nga kritikët si një lëvizje historike për komunitetin LGBT, pasi Yatromanolakis shpesh ka dalë në përkrahje të të drejtave të tyre gjatë fushatave. Gjithashtu, ai ka hyrë në histori në muajin korrik të vitit të kaluar, pasi u bë homoseksuali i parë që emërohet në një post të lartë qeveritar.

Yatromanolakis në profilet e tij në rrjete sociale shfaqet si një person që i do kafshët. Shpesh ai poston fotografi të qenit të tij Vrasidas dhe maces së tij Patrick në Instagram. Në profilin e tij, ai e përshkruan veten si ‘baba i një mace dhe qeni’ dhe i vendos kafshëve përemrat ‘ai / atij’.

Më herët, Yatromanolakis ishte një anëtar themelues i partisë politike Potami. Para se të largohej nga partia në vitin 2016 për t’u bashkuar me qeverinë aktuale Demokracia e Re, ai ishte menaxheri i fushatës së Potami-t për zgjedhjet e BE-së në vitin 2014.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi nicholas yatromanolakis greqi nicholas yatromanolakis

Sondazh

Poll