Bota

Deklarata e Vuçiç-it, mediat serbe nxjerrin DETAJE: Është përgjuar ai dhe familja e tij

5 Janar 2021, 10:51 Nga DOSJA
Deklarata e Vuçiç-it, mediat serbe nxjerrin DETAJE:

SERBI-Presidenti Aleksandër Vuçiç, ditën e djeshme ka zbuluar se ishte përgjuar për një vit e gjysmë. Në një intervistë për “Kurir”, kreu i shtetit serb është shprehur se e dinte se kush qëndronte pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do të hetonin rastin.

Media serbe “Kurir”, shkruan se përveç tij, ekziston edhe një listë e plotë e personave që ishin përgjuar. Ndër të tjera në artikull shkruhej se ishin përgjuar bisedat e presidentit me vëllain e tij, Andrej Vuçiç dhe djalit të madh, Danilo Vuçiç.

Sakaq, mediat raportojnë se një hetim i gjerë dhe i hollësishëm ka filluar dhe se kanë nisur  shkarkimet e krerëve të institucioneve të sigurisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vuci aleksander vuci

Sondazh

Poll