Bota

Vrasja e katërfishtë në familjen Zuka, mediat zbulojnë DETAJE të reja: Çifti i ndarë prej kohësh, djemtë nuk e donin ba

5 Janar 2021, 10:09 Nga DOSJA
Vrasja e katërfishtë në familjen Zuka, mediat zbulojnë

KOSOVA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja tragjike e ndodhur në 30 dhjetor në fshatin Pozharan të Kosovës, ku kryefamiljari i familjes Zuka me armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht gruas dhe dy djemve të tij.

Sipas albinfo.com, çifti Zuka ishte ndarë prej kohës. Bëhet e ditur se Makfire, nëna jetonte së bashku  2 djemtë e saj Arbër dhe Hamdi Zuka, ndërkohë që babai Fetah Zuka, i cili iu mori jetën jetonte në një lagje larg tyre, pasi me gruan ishin në proces divorci.

Ndërkohë, që mendohet se arsyeja e divorcit ka qenë dhuna që ushtronte Fetah Zuka ndaj bashkëshortes Makfire. Kur kishin ardhur nga Zvicra, djemtë dhe nëna kishin qëndruar në shtëpinë e re, që e kishin ndërtuar, me paratë e tyre dhe pa kontributin e babait të fëmijëve dhe nuk kishin dashur praninë e tij në këtë shtëpi.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 30 dhjetorit, në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë. Fetah Zuka ka vrarë me armë zjarri familjen e tij gruaja Makfire Zukan dhe dy djemtë Arbër dhe Hamdi Zuka dhe më pas veten.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fetah zuka hamdi zuka vrasja e katerfisht ne kosove fetah zuka hamdi zuka vrasja e katerfisht ne kosove

Sondazh

Poll