Sport

Cristiano Ronaldo “mbreti” Instagramit, homazhi për Maradonën është postimi që ka marrë më shumë like për vitin 202

30 Dhjetor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo “mbreti” Instagramit, homazhi për

BOTA-Homazhi i Cristiano Ronaldos për Diego Armando Maradonën është postimi që ka marrë më shumë like në Instagram për vitin 2020, siç njoftohet nga Billboard.Postimi daton në muajin nëntor, kur ish-futbollisti argjentinas u nda nga jeta, dhe ky dedikim regjistroi mbi 19.7 milion pëlqime. “Unë i them lamtumirë një shoku dhe bota përshëndet një gjeni të përjetshëm. Ai është larguar shumë shpejt, por askush nuk do ta harrojë atë,” shkroi sulmuesi.

Edhe një rekord tjetër për Cristiano Ronaldon i cili në Instagram mbetet personazhi i famshëm më i ndjekur me 249 milion ndjekës. Në dhjetëshen më të mirë të renditjes së hartuar nga Instagram ka edhe një postim tjetër nga Cristiano Ronaldo: fotoja e ditëlindjes së tij, pranë djalit Cristiano Junior dhe partneres së tij Georgina Rodriguez, foto që mori 14.3 milion pëlqime.

Në vendin e dytë në renditjen e postimeve më të njohura për vitin 2020 në Instagram është njoftimi për vdekjen e Chadëick Boseman, që arriti në 19.1 milion pëlqime. Në vendin e tretë përsëri Maradona, me homazhin e Leo Messit, i cili arriti në 16.4 milion “pëlqime”. Në vendin e pestë, një tjetër kampion botëror i sportit: LeBron James dhe homazhi i tij për kolegun e tij të ndjerë Kobe Bryant i cili arriti në 15.5 milion pëlqime.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona messi ronaldo maradona messi ronaldo

Sondazh

Poll