Sport

“Ne hyjmë për fitore në çdo ndeshje, por Teutës i mungojnë 10 pikë prej gjyqtarëve”

29 Dhjetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
“Ne hyjmë për fitore në çdo ndeshje, por Teutës

Trajnerit Edi Martini nuk i del i keqja, për atë që i ndodhi skuadrës së tij në fundjavë në “Niko Dovana”.  Pas dy fitoreve radhazi “djemtë e detit”, u ndalën në barazim 1-1 me bardheblutë e Tiranës, duke koleksionuar barazimin e 7-të në Durrës. Shkodrani natyrisht nuk i kursyer kritikat për gjyqtarët, të cilët sipas tij, me vendimet e tyre e kanë penalizuar Teutën.

Barazimet në Durrës? “Fushat janë asnjanëse, pasi nuk ka tifozë. Po luajmë në fusha neutrale praktikisht. I kërkojmë fitoret me ngulm dhe ndoshta bëhemi pak nervozë. Më vjen keq për pikët, më vjen keq edhe për djemtë që japin maksimumin dhe janë të përkushtuar në stërvitje dhe ndeshje. Më vjen keq për pikët dhe mënyrën se si i lëmë”.

Penalltitë e mohuara? “Sikurse e kam thënë më parë, ne na kanë mohuar penallti të pastra. Që kur ka nisur kampionati kemi pasur pretendimet tona. Kur bëhen disa herë gabime, shtohet edhe ngërçi psikologjik dhe lihen pikët. Ata kanë bërë gabime, nuk them se janë të qëllimshme, por ne na mungojnë 10 pikë dhe do të ishim të parët”.

Sfida me Kukësin? “Ne hyjmë në fushë për të fituar kundër çdo kundërshtari. Kërkojmë të luajmë lojën tonë, nuk luajmë në varësi të kundërshtarit. Në çdo ndeshje kemi pasur ritëm më të lartë, kemi bërë ndeshje më të mira se kundërshtarët. Fitorja është ajo që në kënaq”.

Gjendja e Teutës? “Është e mirë gjendja, lojtarët gëzojnë formë të mirë sportive pavarësisht ndeshjeve të shpeshta. Kemi shumë lojtarë dhe jemi gati. Sa i takon merkatos, nuk mendoj se do të ketë ndryshime. Kemi lojtarë në çdo pozicion, grupi është mjaft i mirë. Them se jemi të kompletuar,”- përfundoi Edi Martini, trajneri shkodran i Teutës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini kritikat ndaj gjyqtareve ndeshja ndaj kukesit teuta trajneri i durrsakeve edi martini kritikat ndaj gjyqtareve ndeshja ndaj kukesit teuta trajneri i durrsakeve

Sondazh

Poll