Sport

Shqipëria dhe Kosova bashkë për VAR-in, takohen presidentët…

29 Dhjetor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Shqipëria dhe Kosova bashkë për VAR-in, takohen

TIRANE – Sistemi VAR, teknologjia e fundit e futur në futboll, po punohet që të aplikohet edhe në Shqipëri. Madje presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka ka deklaruar më pare, se sezonin e ardhshëm me gjasa sistemi VAR do të përdoret në ndeshjet e kampionatit të Kategorisë Superiore.

Të njëjtën gjë, duket se po përpiqet të bëjë edhe Kosova. Sot presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, ka pasur një takim me Dukën, ku është folur për sistemin VAR, një investim teknologjik me një kosto të lartë financiare dhe njerëzore. Lajmin e bën Federata e Ftubollit të Kosovës, teksa bën njoftimin:

“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu kanë qëndruar sot për vizitë pune në Tiranë, ku janë takuar me presidentin e FSHF-së dhe njëherësh anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka. Temë e këtij takimi ishte aplikimi i VAR-it në Kosovë, duke pasur parasysh se Shqipëria qysh vitin e kaluar ka filluar negociatat dhe përgatitjet për aplikimin e këtij sistemi.

FFK është duke punuar në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi, në mënyrë që edhe në Kosovë VAR-i të fillojë të aplikohet në një afat sa më të shpejtë që është e mundur, teksa përvoja e FSHF-së në këtë drejtim mund të ndihmojë shumë. Në fakt, FFK do ta përdorë të njëjtin sistem si FSHF-ja, që është njëri prej sistemeve më të avancuara, e ku do të shfrytëzohet edhe përvoja dhe softuerët e tyre.

Kjo gjë do të mundësojë trajnimin intensiv të gjyqtarëve me sistemin VAR dhe do ta bëjë të mundur përshpejtimin e aplikimit të tij në kampionatin tonë. Duke pasur parasysh mungesën e infrastrukturës së nevojshme në stadiume, sistemi VAR në Kosovë do të jetë mobil, për çka FFK e ka edhe mbështetjen e UEFA-s.

Gjithsesi, një sistem i tillë është jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe sipas vlerësimeve të FSHF-së ky sistem kap vlerën e mbi 1 milionë eurove. FFK është këmbëngulëse që ta realizojë këtë projekt, për çka do të kërkojë edhe fonde nga FIFA por edhe nga institucionet përkatëse të shtetit, duke pasur parasysh se një sistem i tillë tashmë është bërë i domosdoshëm për futbollin,”- përfundon njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në internet.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport agim ademi armand duka presidenti i federates se kosoves presidenti i ffk presidenti i fshf sistemi var agim ademi armand duka presidenti i federates se kosoves presidenti i ffk presidenti i fshf sistemi var

Sondazh

Poll