Sport

Hallaçi: “Nuk e prisja kaq shpejt, për Teutën na duhen lojtarët me përvojë”

29 Dhjetor 2020, 16:34 Nga DOSJA
Hallaçi: “Nuk e prisja kaq shpejt, për Teutën na duhen

TIRANE – Ish-kapiteni i verilindorëve, Rrahman Hallaçi, do të debutojë në ndeshjen e nesërme në “Elbasan Arena” në krye të skuadrës së Kukësit. 38-vjeçari do të zëvendësojë trajnerin Skënder Gega, i cili dha dorëheqjen nga pankina e nënkampionëve, pas humbjes 4-1 ndaj Partizanit në ndeshjen e fundit.

Pas zyrtarizimit nga drejtuesit e klubit, Hallaçi, pa e fshehur gëzimin dhe emocionet për detyrën e re, ka pranuar se nuk e priste kaq shpejt të niste aventurën e trajnerit, aq më tepër në stolin e skuadrës së qytetit të tij të lindjes, për të cilën ai ka dhënë aq shumë

Sot, Rraman Hallaçi, në postin e trajnerit të ri të Kukësit, ka folur para medias për takimin e nesërme ndaj Teutës, të cilën e konsideron skuadër tepër të forte dhe të vështirë, edhe ai ka qenë në krye të pankinës kuksiane, teksa ka barazuar 0-0 me durrakët në fazën e parë në “Niko Dovana” .

Trajneri i Kukësit? “Nuk e mendoja që të lija futbollin dhe të isha trajner i parë menjëherë. U bëra tri vite që jam zv.trajner. Mora Kukësin U-19 duke ngjitur shkallët dalëngadalë. Kam drejtuar dhe U-21 dhe tani ka ardhur radha si trajner i parë. Është një sfidë e vështirë, por besoj se do t’ia dalim”.

Humbja me Partizanin? “Nuk dëshironim të pësonim ato gola me Partizanin, nuk luajtëm keq dhe nuk e humbëm ekuilibrin”.

Ndeshja me Teutën? “Nuk ka me patjetër, pavarësisht se ne duam të fitojmë sepse kemi objektiva. Nuk duhet të ndihemi të trysnuar. Futbollistët nuk ndihen nën presion, sepse ne e shohim te stërvitja. Vijmë nga një humbje dhe mund të bëjmë një rreshtim ndryshe. Do të shikojmë edhe gjendjen e lojtarëve, por duhen futbollistët me eksperiencë pasi është ndeshje delikate, por jo e pamundur. Do shikojmë për të izoluar pikat kryesore të kundërshtarit”, u shpreh trajneri i ri i Kukësit, Rraman Hallaçi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport doreheqja e skender geges rrahman hallaci skuadra e kukesit trajneri i ri i kukësit doreheqja e skender geges rrahman hallaci skuadra e kukesit trajneri i ri i kukësit

Sondazh

Poll