Sport

Ndreu: “Duam ta mbyllim fundvitin me fitore, mes më të mirëve”

29 Dhjetor 2020, 18:01 Nga DOSJA
Ndreu: “Duam ta mbyllim fundvitin me fitore, mes më të

KAMEZ – Trajneri i krutanëve Ramazan Ndreu, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp dhe ka folur për takimin e nesërme, që Kastriotit do të zhvillojë në “Loni Papuçiu” ndaj skuadrës fierake të Apolonisë. Edhe pse i pozicionuar në vendin e pestë me 16 pikë, Ndreu ka pranuar vështirësitë e ndeshjes me fierakët, por premtoi se skuadra e tij do të synojë maksimumin.

– Sa e vështirë do të jetë ndeshja ndaj Apolonisë?
Çdo ndeshje është e vështirë, aq më tepër kjo me Apoloninë, për shkak se kemi 4-5 mungesa shumë të rëndësishme. Megjithatë e kam thënë edhe herë tjetër, që nuk është një element që ta humb ndeshjen. I kemi 15-16 lojtarë dhe ata që do luajnë do japin maksimumin. Ekipi e ka treguar edhe në Korçë, kur na munguan 2-3 lojtarë në qendër të mbrojtjes. Arritëm të fitonim gjithsesi. Na del për detyrë të angazhohemi të gjithë për ta mbyllur fundvitin me një fitore.

– Sa optimist ju bëjnë dy fitoret e fundit në fushën tuaj, për të ardhmen e skuadrës?
Nuk janë vetëm këto dy ndeshje, kemi një fazë që po luajmë mirë. Nuk jemi kalimtarë, kemi luajtur mirë dhe jo më kot kanë ardhur rezultate. Kam besimin absolut që do e mbyllin këtë fundvit në mesin e skuadrave më të mira.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ramazan ndreu sfida ndaj apolonise trajneri i kastriotit ramazan ndreu sfida ndaj apolonise trajneri i kastriotit

Sondazh

Poll