Sport

Italiani Kamarata “ndërron” stolin e Dinamos, me atë të Apolonisë…

30 Dhjetor 2020, 06:03 Nga DOSJA
Italiani Kamarata “ndërron” stolin e Dinamos, me atë

FIER – Trajneri ialian Fabricio Kamarata nuk është larguar nga Shqipëria dhe as nga trajningu i një skuadre shqiptare. Pasi ka është larguar nga Dinamo, të cilën e udhëhoqi gjatë fazës së parë, duke e renditur të parën në grupin A të Kategorisë së Parë, ai, sipas “Panorama Sport” do të jetë trajneri i ri skuadrës fierake të Apolonisë.

Sipas këtij burimi, 45-vjeçari italian Kamarata, ka synuar edhe më herët një skuadër të Superiores, madje ai i është vetofruar Apolonisë dy herë: pas largimit të Mërgjyshit dhe pas dorëheqjes së Kolelës. Mesa duket tani erdhi rasti dhe “e treta, e vërteta” realizohet. Trajneri Frabricio Kamarata vetëm “ndërron” stolin e Dinamos me atë të Apolonisë.

Në kuadër retrospektive, kujtojmë që Apolonia e nisi sezonin me Artan Mërgjyshin, i detyruar të dorëhiqet në shtator, vijoi me Xhovani Kolelën në 5 javë, pastaj Nikolin Çoçllin në 3 javë dhe së fundi me Bledar Borovën në 4 javë (duke llogaritur edhe ndeshjen e fundvitit me Kastriotin). Mundim i gjatë gjer te Kamarata.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport artan mergjyshi fabricio kamarata ish-trajneri i dinamos kamarata trajneri i ri i apolonise xhovani kolela artan mergjyshi fabricio kamarata ish-trajneri i dinamos kamarata trajneri i ri i apolonise xhovani kolela

Sondazh

Poll