Sport

Isko me “valixhen” gati, do të bashkohet me Lopetegin te Sevilja

29 Dhjetor 2020, 15:13 Nga DOSJA

SPANJE – Mesfushori Francisco Román Alarcón Suárez, që njihet si Isko, do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari ka vendosur të kthehet nën urdhrat e Lopeteguit, trajnerit që e ndihmoi të shfaqej në versionin e tij më të mirë.

“AS”, shkruan se mesfushori i Realit do të transferohet te Sevilja, për t’u bashkuar sërish me ish-trajnerin, i cili i ka dhënë mbështetjen më të madhe në periudhën 2017-2018, veçanërisht me kombëtaren e Spanjës. Gjatë atij sezoni, fillimisht Isko e kishte mbështetjen absolute të Zidane, por tani gjithçka ka ndryshuar.

Isko ka luajtur në vetëm tri takime titullar te Reali. Kësisoj, edhe pse kontrata e tij përfundon më 2022, mesfushori dëshiron që në janar të ndryshojë mjedis dhe të udhëtojë drejt Seviljes. Në të kundërt, mbetet vera, ku përflitet se “Los blankos” do të kërkojnë 15 deri në 20 millionë euro nga skuadra andaluze.

B.T (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mesfushori isko real madrit skuada seviljes trajneri lopetegi trajneri zidan mesfushori isko real madrit skuada seviljes trajneri lopetegi trajneri zidan

Sondazh

Poll