Sport

Tërmeti në Kroaci, Lovren hap dyert e hotelit të tij për dhjetëra familje

29 Dhjetor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Tërmeti në Kroaci, Lovren hap dyert e hotelit të tij për

KROACI – Sot në mesditë, Kroacia u godit nga një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Lajmet janë tronditëse, nuk mungojnë viktimat, ndërkohë që raportohet se me dhjetëra familje kanë mbetur të pastreha. Veçanërisht në qytetin Petrinje, ku supozohet edhe epiqendra e tërmetit, dëmet janë më të mëdha.

Në të tilla momente trishtuese, ku nevoja për ndihmë për viktimat e kësaj fatkeqësie natyrore është primare, nuk ka munguar edhe shfaqja e solidaritetit. Mësohet se futbollisti i kombëtares kroate, Dejan Lovren, ka ofruar hotelin e tij luksoz për të akomoduar familjet shtëpitë e të cilëve janë të pa banueshme dhe të shkatërruara nga lëkundjet e tërmetit.

Si fillim janë 16 familje të pastreha janë akomoduar në hotelin e yllit të Zenit të Sent Peterburgut në Rusi. Një gjest i lavdërueshëm ky i Lovrenit, ish-futbollistit të Liverpulit, i cili pritet të “kopjohet” nga biznesmenë e njerëz me mundësi financiare për të ndhimuar viktimat e goditura nga tërmeti në Kroaci.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dejan lovren ish-futbollisti i liverpulit ofroi hotelin per te ndhmuar viktimat termeti ne kroaci dejan lovren ish-futbollisti i liverpulit ofroi hotelin per te ndhmuar viktimat termeti ne kroaci

Sondazh

Poll