Sport

Ecuri rekord te Vllaznia, sponsori Alban Xhaferri hap “thesin” për ndeshjen me Tiranën

30 Dhjetor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Ecuri rekord te Vllaznia, sponsori Alban Xhaferri hap “thesin”

SHKODËR– Vllaznia po kalon një moment brilant në kampionatin shqiptar. Shkodranët po kryesojnë renditjen e Superiores dhe sigurisht që tani janë kanditatë për titullin kampion.Atmosfera në shtëpinë e kuqebluve është shumë e mirë, të gjithë duken të lumtur me këtë ecuri, ku si gjithnjë, në raste të tilla, nuk kanë munguar as premiot nga sponsori i klubit Alban Xhaferri.

Numri një i klubit është përpjekur që gjatë kësaj periudhe të motivoj në maksimum lojtarët dhe sigurisht në në ndeshjen më të rëndësishme nuk do të mungojë një bonus për futbollistët në rast suksesi.

“Po, do të ketë premio prej 5 milionë lekësh në rast se Vllaznia do të fitojë ndaj Tiranës, ndeshjet mes Tiranës dhe Vllaznisë, si një klasike që është, përjetohet në një mënyrë pak më të veçantë. Për fatin e keq ne na mungon tifozeria në shkallët e stadiumit dhe emocioni do të ishte i jashtëzakonshëm.” Përfundon Xhaferi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban xhaferri vllaznia alban xhaferri vllaznia

Sondazh

Poll