Politike

29 Dhjetor 2020, 12:28 Nga DOSJA

TIRANË -Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi para të rinjve se kur të vijë partia e tij në pushtet nuk do të mbetet asnjë bijë dhe bij pa studiuar.

Tregu i punës po zbraset, të rinjtë po ikin jashtë vendit, mungesa e praktikave, janë pikat që u prekën nga Basha gjatë takimit. Gjithashtu të rinjtë treguan problemet që kanë hasur gjatë studimeve në vend. Një prej tyre tregoi se studion në Maqedoni pasi në Shqipëri nuk iu dha mundësia. Kushtet në shtetin fqinj janë më të mira se në auditoret shqiptare tha i riu.


FJALA E LULZIM BASHËS:

Asgjë nuk duhet të vazhdojë si sot. Sot ose duhet të paguash para ose të kesh mik. Duhet të krijojmë kushte në Shqipëri që secili të ecë sipas meritës. Këtu vetëm nëse je mik i pushtetit mund të ecësh para, kjo është shkatërruese për Shqipërinë. Duhet konkurencë e lirë.Cili është plani për mbështetjen e studentëve? Nuk do mbetet asnjë bijë dhe bir pa studiuar për shkak të gjendjes financiare. Gjendja prej 7 vitesh ka prekur rëndë shqiptarët. Fuqizimi i universiteteve do të vijë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Nga ana tjetër lehtësimi i kushteve për studentëve, që nga konviktet e deri te suvencionimi i të ardhurave. Po zbraset me shpejtësi tregu i punës, kjo do të thotë se profesionistët e rinj duhet të trajnohen me kosto të përballushme. Ekonomia është në kolaps. A ka dështim më të madh sesa paunësia, kostot e jetës taksat e rritura, e ka për borxh që të flasë gjithë ditën vec për kosotio. Njerëzit nuk janë dele. Premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, uljen e cmimit të energjisë, ku janë? Cilido premtim të tij ta marri e shohim që ka dështuar. A ka shqiptar me mend në kokë që e beson atë? E para gjë që do të ndjehet në ekonomi është një sens pozitiviteti, çlirimi. Ky do të jetë ndryshimi i parë që do të vijë më votën e 25 prillit dhe pastaj do të shtrihet në çdo fushë tjetër siç e thash me prioritet të veçantë rininë shqiptare”.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...