Politike

Niko Peleshi në krye të Mbrojtjes, Kim: Krah për krah, punojmë së bashku dhe forcojmë partneritetin

29 Dhjetor 2020, 12:11 Nga DOSJA
Niko Peleshi në krye të Mbrojtjes, Kim: Krah për krah,

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka përgëzuar Niko Peleshin për kalimin e tij në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se shpreson që të punojë së bashku me Peleshin për të siguruar një marrëdhënie shumë të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. 

“Ne e mirëpresim emërimin e Niko Peleshit si Ministër i Mbrojtjes. Shpresojmë të punojmë së bashku për të siguruar së SHBA-dhe Shqipëria të kenë një marrëdhënie të fortë miqsh bashkë me aleantin e partnerin, Nato. Krah për krah,”- shkruan Kim.

Largimi i Cakajt u bë me dije nga vetë kryeminsitri Edi Rama. Mesditën e sotme, kreu i qeverisë deklaroi se ia ka kaluar stafetën ministres Olta Xhaçka, që deri më sot ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vend të Xhaçkës, Rama ka deklaruar se do të jetë Niko Peleshi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc cakaj niko peleshi olta xhacka yuri kim genc cakaj niko peleshi olta xhacka yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...