Politike

Pamundësi për të studiuar në Shqipëri/ Basha takohet me të rinjtë, premton rritje pagash për mësuesit : Asgjë nuk ësh

29 Dhjetor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Pamundësi për të studiuar në Shqipëri/ Basha takohet me

TIRANË– Të rinjtë që nuk përfundojnë dot studimet për shkak të gjendjes ekonomike! Me këta të rinj kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me disa prej tyre të cilët nuk kanë mundësi që ti çojnë studimet e tyre deri në fund.


Gjatë bisedës, kreu i opozitës shpjegoi edhe planin e PD për arsimin, veçanërisht pjesën për pagat e mësuesve. Mësuesit e papaguar, tha Basha janë dëmi më i madh që i bëjmë fëmijëve tanë. Kreu i PD-së theksoi se ajo që duhet ti ofrohet të rinjve është praktika për të shmangur në këtë mënyrë ikjen e tyre nga Shqipëria. Basha iu tregoi të rinjve se rruga e vetme është ndryshimi dhe vendosja e politikës në shërbim të njerëzve. Të rinjtë treguan se kanë hasur vështirësi në Shqipëri ndaj zgjedhja e parë që iu vjen në mendje është largimi nga vendi. Një student rrëfeu se Shqipëria nuk i dha mundësinë e studimit ndaj ishte zhvendosur në Maqedoni aty ku studion në një universitet privat. Kushtet janë shumë ndryshe nga ato që universitetet shqiptare ofrojnë u shpreh i riu.

Për Bashën njerëzit nuk janë dele dhe shqiptarët e kuptojnë miër këtë gjë pasi Rama sot po premton për 4 vitet e ardhshme atë që nuk ka bërë për 8 vite të mëparshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin

Sondazh

Poll