Politike

Basha përballë të rinjve: Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli!Të gjithë shqiptarët vuajnë, kryeministri ësh

29 Dhjetor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Basha përballë të rinjve: Asgjë nuk është më

TIRANË–Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë të cilët nuk kanë mundësi të ndjekin studimet.

‘Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli’- deklaroi Basha.

Në fjalën e tij para të rinjve Basha i bëri thirrje të rinjve që me datën 25 prill të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të ndryshojnë realitetin ku ndodhen. Për Ramën, kreu i PD-së u shpreh se ai vetëm flet dhe nuk sjell asnjë ndryshim në jetën akademike të të rinjve.


FJALA E BASHËS:

Vendimi ju takon ju. Vendimin do e merrni me 25 prill, do pranoni këtu kushte apo do ndryshojmë. Do vazhdojmë kështu apo do ndryshojmë. Kam bindjen që do ndryshojmë. Dy rrugë ka. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Juve mund tju duket paradoks, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qënë rinia përballë. Një gjë i bashkon, bindja e rinisë se mund tja dalin. Gjërat e pamunduar mund të bëhen. Para 10 vitesh shqiptarët nuk mund të lëviznin në zonën Shengel. Duket sikur do ju thoje do fluturoje në kozmos. Sot pa asnjë penges mund të lëvizin. Nuk është thjesht një objektiv abstrakt, eshtë shumë i prekshëm. Ndryshimi që PD synon ta sjellë mund ta prekni të gjithë ju, në ekonomi kryesisht, për ju për prindërit tuaj. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë.

Asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli, të qëndrojmë në shtëpi do të thotë mos të ketë ndyshime. Të gjithë shqiptarët vuajnë ata janë në rregull. Kryeministri është në rregull, vetëm flet. Kurrë nuk ka qënë me e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bëhë. Thirrja kryesore që kam për ju në qoftë se keni vendosur për ta ndryshuar të gjithë bashkë do e bëjmë realitet. Fondet e shtetit do të shkojnë për interesat tuaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin basha me studentet qe nuk perfundojne dot universitetin

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 12:07

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dh...