Politike

29 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përgëzuar Olta Xhaçkën për kalimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes tek ajo për Europën dhe Punët e Jashtme. Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se uron që të punojë me Xhaçkën por aq mirë sa ka ndodhur deri më tani, duke përforcuar marrëdhënien mes ShHBA-ve dhe Shqipërisë. 

“Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre për Europën dhe Punët e Jashrme. Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve të Ministrisë së Mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara të Ameriëks dhe Shqipërisë si dhe rritjen e angazhimit të Shqipërisë në NATO. Shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik,”- shkruan Kim. 

Xhaçka kaloi tek Ministria e Mbrojtjes ditën e sotme dhe lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit lajmëroi largimin e Cakaj nga kabineti.  Kreu i qeverisë lajmëroi gjithashtu edhe zëvendësimin e Xhaçkës me Niko Peleshin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent cakaj olta xhacka yuri kim edi rama gent cakaj olta xhacka yuri kim

Sondazh

Poll