Politike

U emërua me urgjencë ministër i Mbrojtjes, kush është Niko Peleshi, socialisti i Korçës që ‘famën’ ia dhuroi të bi

29 Dhjetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
U emërua me urgjencë ministër i Mbrojtjes, kush është

TIRANË–Niko Peleshi mori sot drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, pas 4 vitesh i lënë në hije nga kryeministri Edi Rama. Peleshi, deputet i qarkut të Korçës, gjatë kësaj periudhe ka shërbyer në Kuvend si kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.

Por kush është Niko Peleshi? 

Peleshi u bë i njohur për publikun e gjerë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, kohë kur kryeministri Edi Rama e mori nga Bashkia e Korçës ku ai ishte kryetar për ta emëruar si zv/kryeministër. Peleshi qendroi si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama në mandatin e parë të qeverisjes, kur në koalicion PS-ja ishte bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa në vitin 2017, ai u emërua si ministër i Bujqësisë.

Këtë detyrë ai e mbajti deri në dhjetor të vitit 2018, kur kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e tij nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

“Niko Peleshi është bashkëpunëtori që të gjithë do të donin ta kishin. E pata për 4 vjet zv/kryeministër dhe gjatë kësaj periudhe si ministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, – tha Rama, ndërsa në media përflitej për marrëdhënie të ftohura mes të dyve, asnjëherë nuk u zbulua arsyeja e vërtetë e largimit të Peleshit nga qeveria dhe MB. 

E bija e Peleshit, më shumë vëmendje se i ati…

Ndërsa Peleshi u tërhoq nga qeveria, mediat nuk lanë pa komentuar të bijën. Alesia Peleshi, e bija e ministrit të Mbrojtjes, ka qenë kryefjalë e portaleve për fotot seksi dhe për përfshirjen e herëpashershme në zhvillimet e ditës. Jo më larg se disa javë më parë, deklarata e saj pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, se “mua më mbron mbiemri, po të tjerët”, bëri bujë, ndërsa vetë Alesia përgënjeshtroi veten, duke thënë se nuk ishte pjesë e protestave, por vetëm ishte e solidarizuar me to.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alesia peleshi niko peleshi profil i niko peleshit alesia peleshi niko peleshi profil i niko peleshit

Sondazh

Poll