Sport

Nuabueze mungon te Laçi, largimi i tij drejt Dritës, “Fake news”!

27 Dhjetor 2020, 06:19 Nga DOSJA
Nuabueze mungon te Laçi, largimi i tij drejt Dritës, “Fake

KURBIN – Mungesa në fushë e sulmuesit Kirian Nuabeze, në dy ndeshjet e fundit të fituara nga skuadra e Laçit, ka bërë që në mediat dhe portalet shqiptare të qarkullojë hipoteza se ai mund të jetë largimi i parë “big” nga kurbinasit në merkaton e janarit.

Si “stacion” i tij i ardhshëm përflitet të jenë kampionët në fuqi të Dritës së Gjilanit, të cilët e kanë pasur nigerianin me pasaportë amerikane pjesë të tyre dy sezone më pare dhe me gjasa kërkojnë sërish ta kthejë në gjirin e tyre sulmuesin Nuabueze.

Por përgënjeshtrohet largimi i tij drejt Kosovës. “Nuk është i vërtetë ky lajm. Nuabueze ka kontratë me Laçin dhe është pjesë e tyre. Nuk kemi pasur asnjë kontakt”-, ka deklaruar në lidhje me këtë çështje trajneri i klubit gjilanas, Ardian Nuhiu.

Golashënuesi Nuabueze është nën kontratë edhe për 6 muaj me Laçin dhe largimi i tij varet nga drejtuesit kurbinas, të cilët nëse kanë vendosur ta largojnë, do të kërkojnë një ofertë të majme, që do t’i kënaqi ata për ta lënë të lirë sulmuesin gjatë janarit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drita e gjilanit kirian naubueze skuadra e lacit skuadra kurbinase drita e gjilanit kirian naubueze skuadra e lacit skuadra kurbinase

Sondazh

Poll