Sport

Martini: “Tirana na motivon për të fituar, frika nuk është në AND e Teutës!”

26 Dhjetor 2020, 16:11 Nga DOSJA
Martini: “Tirana na motivon për të fituar, frika nuk

DURRES – Trajneri i durrsakëve Edi Martini, në konferencën e sotme për shtyp, në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës, e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës. Gjithsesi, ai është shprehur, se nuk u druhet kampionëve në fuqi dhe theksoi se Teuta e tij do të luftojë deri në fund të kampionatit për titullin kampion.

Fitoret e fundit? “Normalisht jemi në pikun e kampionatit, ka edhe dy javë që të mbyllet kjo periudhë e garës. Sigurisht këto dy fitore na kanë dhënë qetësi. Edhe në ndeshjet që kemi barazuar kemi bërë paraqitje të mira. Pikët na kanë dhënë qetësinë që na duhet”.

Kundërshtari? “Tirana është ndeshja e radhës, kampionati është i gjatë. I trajtojmë bardheblutë si të gjithë rivalët e tjerë. Normalisht është një ndeshje radhës, nuk duhet ta cilësojmë si një ndeshje shumë të rëndësishme. Të gjitha sfidat janë të rëndësishme. Tre pikë merr me Tiranën, tre merr edhe me Apoloninë dhe Skënderbeun. Është një ndeshje në të cilën ne do të futemi në fushë dhe do të kërkojmë fitoren. Me Tiranën të gjitha ndeshjet janë të forta, të bukura, të luftuara dhe kjo na motivon edhe më shumë. Mendoj se e kemi aftësinë, forcën dhe lojtarët e duhur që t’ia dalin me sukses”.

Frikë nga Tirana? “Me thënë të drejtën nuk i druhem asgjëje, respektojmë çdo kundërshtar. Që t’i druhem dikujt apo një ekipi nuk është në ADN-në time dhe në të ekipit tonë”.

Mungesa e fitores në Durrës? “Në kushtet që bëhet kampionati, pa tifozë, nuk më duket se ka rëndësi kush luan. Fati nuk ka qenë me ne, por edhe në disa takime arbitrat na kanë mohuar dy apo tre penallti, me Laçin dhe Skënderbeun. Kjo ka qenë arsye pse në Durrës nuk kemi fituar”.

Pretendentët për titull? “Nuk e di kush do jenë rivalët për titull deri në fund, por ne do jemi në lojë deri në ditën e fundit të kampionatit”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi martini ndeshja ndaj tiranes skuadra e teutes stadiumi ”niko dovana” trajneri shkodran i durrsakeve edi martini ndeshja ndaj tiranes skuadra e teutes stadiumi ”niko dovana” trajneri shkodran i durrsakeve

Sondazh

Poll