Sport

Mesi nuk ka dyshime: “Pep Guardiola dhe Luis Enrike janë më të mirët”

26 Dhjetor 2020, 20:32 Nga DOSJA

SPANJE – Guardiola dhe Luis Enrike janë numri një në stol. Leo Mesi nuk ka dyshime dhe duke folur për trajnerët që ai ka pasur, nënvizon se “Pep Guardiola dhe Luis Enrike ishin më të mirët”.

“Pep ka diçka të veçantë, – ka thënë argjentinasi, në një intervistë për “laSexta”. – Unë nuk e di, por ai ju bën t’i shihni gjërat në një mënyrë tjetër. Dhe pastaj, si i përgatit ai ndeshjet, në mbrojtje dhe në sulm, ai ju thotë saktësisht, se si do të ishte ndeshja dhe si duhej të sulmonit për të fituar. “

“Unë pata “fatkeqësinë” – vazhdon Mesi, – të kem patur trajnerë Pep Guardiolën dhe Luis Enriken, më të mirët. Dhe duke i pasur ata, njëri pas tjetrit, më bënë të rritem shumë në futboll nga pikëpamja taktike, duke pasur parasysh atë që më mësuan”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leo mesi luis enrike pep gardiola leo mesi luis enrike pep gardiola

Sondazh

Poll