Sport

“Australia Open” josh Federer: “Do të jetë një turne i veçantë”

26 Dhjetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
“Australia Open” josh Federer: “Do të jetë një

AUSTRALI – Melburni e thërret zviceranin Roxher Federer të marrë pjesë në “Australia Open”, turneun e parë Grand Slam të tenisit në vitit të ri. “Ne shpresojmë të mirëpresim lojtarët më të mirë në botë në Melburn dhe premtojmë një “Australia Open” spektakolar, pas një viti pandemie në një shkallë që askush prej nesh nuk e kishte provuar kurrë më parë,”– ka deklaruar Kraig Tilej, drejtori i turnout, i cili do të zhvillohet më 8-21 shkurt të vitit 2021.

“Australia Open”, – shton menaxheri, – do të ketë një aspekt pak më të ndryshëm: siguria e të gjithëve është përparësia jonë kryesore. Ne do të kemi mundësinë të zhvillojmë një Grand Slam shumë të sigurt, por edhe të gëzueshëm dhe do t’u japim lojtarëve mundësinë e garës përsëri para turmës, diçka që ata e kanë humbur në pjesën më të madhe të këtij viti që po mbyllim”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australia open roxher federer australia open roxher federer

Sondazh

Poll