Sport

Asambleja zgjedhore, Elez Gjozaj rikthehet si president i peshëngritjes

26 Dhjetor 2020, 18:59 Nga DOSJA
Asambleja zgjedhore, Elez Gjozaj rikthehet si president i peshëngritjes

TIRANE – Pas dy vitesh, ish-presidenti Elez Gjozaj rikthehet në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Ai fitoi zgjedhjet përballë Eglantina Çunit, pasi mori 10 vota kundrejt 6 të rivales gjatë punimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme Zgjedhore të FSHP-së.

Everest Troka ishte një tjetër kandidat për postin e presidentit të peshëngritjes, por nuk mori asnjë votë në raundin e parë të votimeve, kurse Flamur Isufi u tërhoq nga gara. Nga 17 anëtarët e federates, nuk votoi vetëm Lushnja, e cila u përfaqësua me kryetarin e Bashkisë, në kundërshtim me statusin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Në janar të vitit 2018, pas shpërthimit të skandalit të dopingut, Elez Gjoza dha dorëheqjen nga posti i presidentit të FSHP-së. Drejtimi i shtangës shqiptare iu besua Theodhor Masllavicës, i cili në mënyrë të pashpjegueshme para Asamblesë e tërhoqi kandidaturën për vijimin e detyrës si president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Pas zhurmës dhe problematikës para Asamblesë së Jashtëzakonshme të zhvilluar sot, Elez Gjozaj në rolin e presidentit të FSHP-së, do të deklaronte: “Falënderoj ata që më votuan, por edhe ata që nuk më zgjodhën. Të gjithë do të punojmë bashkë. Jemi një federatë elitare dhe më e mira në Shqipëri”,- tha fillimisht Gjoza, i cili më pas, u shpreh edhe në lidhje me çështjen e dopingut.

“Do të mbaj marrëdhënie shumë të sakta dhe të vazhdueshme me WADA dhe ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Unë kësaj radhe do vendos me vendim të kryesisë që sportisti që del pozitiv do të shkojë për ndjekje penale”,- përfundoi presidenti i ri i FSHP-së.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e peshengritjes dopingu ne peshengritje eglantina cuni elez gjoza theodhor masllavica wada asambleja e jashtezakonshme e peshengritjes dopingu ne peshengritje eglantina cuni elez gjoza theodhor masllavica wada

Sondazh

Poll