Sport

Arsenali mposht Çelsin dhe ringjallet, Leicester barazon me Junajtid

26 Dhjetor 2020, 21:41 Nga DOSJA

ANGLI – Në derbin e Londrës, “topçinjtë” gjetën suksesin, pasi mundën 3-1 “blutë”, falë golave të Lakasete (34’), Xhaka (44’) dhe Saka (56’). Pas 8 javësh, Arsenali kthehet te fitorja, duke qetësuar edhe argjentinasin Arteta në krye të pankinës londineze, me 17 pikët e grumbulluara. Çelsi i Frank Lampardit realizoi golin e nderit me Abrahamin (85’) dhe shpërdoroi një penallti në fund, duke pranuar humbjen e tretë në 15 javë kampionat.

Ndeshja midis Leicester dhe Mançester Junajtid për vendin e dytë, përfundoi 2-2. “Djajtë e kuq” kalojnë dy herë me Rashford (23’) dhe Bruno Fernandes (79’) në epërsi, por “dhelprat” përgjigjen me Barnes (31’) dhe Vardi (85’), duke mbyllur gjithçka në barazim.

Momenti pozitiv vazhdon për Aston Vilën, që fitoi pastër 3-0 ndaj Kristal Palas, duke konfirmuar veten në zonat e sipërme të renditjes së Premier League. Për ekipin e Smith, që në pjesën e dytë luajti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Mings, shënuan Traore (5’), Hause (66’) dhe El-Ghazi (76’), i cili fiksoi fitoren 3-0 të ndeshjes.

Barazimi i katërt radhazi për Fulham, i cili në “Craven Cottage”, arriti të ndalet në 0-0 nga Sauthempton, një nga skuadrat më befasuese të Premier League deri tani. Në pjesën e parë ndeshja nuk dha ndonjë trillim të veçantë dhe vetëm në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, Sauthampton ishte më kërkues, por pa mundur të ndryshojë shifrat 0-0.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenali aston vila celsi mancester junajtid premier league arsenali aston vila celsi mancester junajtid premier league

Sondazh

Poll