Sport

Gega: “Partizani? Jam trajner i Kukësit, dua të jem i suksesshëm”

26 Dhjetor 2020, 19:29 Nga DOSJA
Gega: “Partizani? Jam trajner i Kukësit, dua të jem i

TIRANE – Skënder Gega ishte trajneri, i cili pas mëse dy dekadash, shpalli skuadrën e Partizanit kampione të Shqipërisë. Tani në krye të pankinës së Kukësit, po Skënder Gega ka marrë përsipër detyrën për t’i shpallur verilindorët kampionë të Shqipërisë.

Nesër, në orën 16:45, në “Elbasan Arena” do të luhet takimi Kukësi-Partizani. Në prag të kësaj sfide me “demat”, tekniku i verilindorëve u shpreh për “RTSH Sport” se ndeshja me ekipin e Ilir Dajës do të jetë e veçantë, duke shtuar se ai dëshiron të fitojë edhe ndaj vëllait të tij.

Kukësi i ndryshuar? “Patjetër që ka ndryshuar. Qoftë loja, qoftë performancat, qoftë pikët. Kështu që jemi në mometin e duhur, në kohën e duhur. Çdo gjë ka shkuar në rregull. Nuk kthehemi mbrapa, mbase do të kishim më mirë, por e kemi bërë analizën. Tani nuk është momenti të flasim për të kaluarën. Shpresoj dhe jemi gati 100% për nesër”.

Përballja me Partizanin? “Ky është sporti dhe futbolli. Kam luajtur kundër vëllait tim, me të cilin kam qëndruar në një shtëpi. Nuk është se ndryshon. Do të jetë emocion i veçantë. Por, tani jam trajner i Kukësit. Për aq kohë sa jam këtu, do bëj të pamundurën për të qenë i suksesshëm dhe për të marrë atë që meritojmë”.

Mungesat? “Kemi Dragoshin që është rikthyer. Lulaj u dëmtua në ndeshjen me Tiranën, s’do të jetë nesër. Pjesa tjetër është 100%”,- ka deklaruar trajneri Gega.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport elbasan arena ish-trajneri i partizanit skënder gega trajneri i kukesit trajneri i verilindoreve elbasan arena ish-trajneri i partizanit skënder gega trajneri i kukesit trajneri i verilindoreve

Sondazh

Poll