Sport

Ndreu: “Kastrioti ende skuadër naive, kemi nevojë për afrime në janar”

26 Dhjetor 2020, 11:48 Nga DOSJA
Ndreu: “Kastrioti ende skuadër naive, kemi nevojë për

TIRANE – Sot në konferencë për shtyp, në prag të takimit ndaj skuadrës së Laçit për javën e 11-të të kampionatit, ka dalë për të folur trajneri i skuadrës krutane, Ramazan Ndreu. Tekniku u shpreh se Kastriotit është një ekip ende naiv dhe shtron nevojën për ndërhyrje në merkaton e janarit.

ANALIZA? “Në përgjithësi, të them të vërtetën, nga gjithë 90-minutëshi isha i kënaqur, duke përjashtuar minutat e fundit. E kam deklaruar dhe më parë që jemi akoma një skuadër e brishtë, që nuk e kuptojmë se në fraksion sekonde merr golin. Kjo na bën që të jemi të kujdesshëm, sidomos nga ana psikologjike. Duhet të punojmë shumë që lojtarët të jenë të vëmendshëm në çdo sekondë. Pra po t’i bësh një analizë të gjitha ndeshjeve të zhvilluara deri më tani, do të thoja që marrim gola shumë të lehtë, marrim gola me një vendosje sporadike dhe dhurojmë gola. Megjithatë, me shumë punë, mendoj që në javët në vazhdim do të përmirësohemi, pasi vend për përmirësim ka në çdo ndeshje që kalon”.

MERKATO? “Ndoshta e kam thënë dhe herë të tjera që me kalimin e kësaj pjese të kampionatit. Që do të thotë me 30 dhjetor, ndoshta na lind nevoja që të përforcohemi në dy reparte në mesfushë dhe mbrojtje, në dy qendrat, në mënyrë që të kemi garanci për vazhdimësinë. Pasi jemi të ndërgjegjshëm që në këto ngjeshje të kalendarit, lind nevoja që lojtarët që kanë njëfarë eksperience edhe mund të lihen ndonjë ndeshje pushim. Aktualisht ne nuk e kemi këtë luks për të lënë lojtarë pushim, sepse jemi pak”.

NDESHJA? “Kuptohet, është ndeshje shumë e vështirë, për mua është kundërshtari më i fortë, i cili do një vlerësim të jashtëzakonshëm, për të marrë maksimumin. Skuadrën në përgjithësi e kemi të plotë, me disa mungesa që nuk ndikojnë te grupi. Ndaj, nëse lojtarët do të jenë të përqendruar, nëse lojtarët do të angazhohen gjatë gjithë 90-minutëshit, nëse lojtarët do të jenë të kujdesshëm në dy fazat, si në atë të sulmit dhe në mbrojtje, them që do ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh Ndreu.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kastrioti skuadra krutane e kastriotit skuadra kurbinase e laçit trajneri ramazan ndreu kastrioti skuadra krutane e kastriotit skuadra kurbinase e laçit trajneri ramazan ndreu

Sondazh

Poll