Sport

Dede: “Teuta, skuadër e fortë. Tirana do përpiqet ta fitojë duelin”

26 Dhjetor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Dede: “Teuta, skuadër e fortë. Tirana do përpiqet ta

TIRANE – Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, bardheblutë e Tiranës do të luajnë një ndeshje shumë të vështirë, ndaj Teutës, një kundërshtari që është kthyer në një “mace të zezë” për kryeqytetasit. Para kësaj ndeshjeje, në conference e zakonshme për shtyp, ka folur trajneri i kampionëve në fuqi, Nevil Dede. Ish-mbrojtësi u shpreh, se nesër do jetë një luftë e fortë sportive dhe fatin e takimit nuk do t’i vendosin episodet.

GJENDJA TE TIRANA? “Shpresoj që të gjithë djemtë t’i kemi gati. Deri në këto momente kemi disa probleme të vogla, por besoj se do rikuperojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Kemi edhe thuajse 30 orë në dispozicion, kështu koha mjafton për të rikuperuar çdo gjë, që na mungon. Gjithsesi kemi forca dhe ju e dini mirë se kemi edhe lojtarë nga akademia, që janë lojtarë me perspektive dhe japin kontributin e tyre. Shpresojmë ta rikuperojmë Sasrakun sa më shpejt, por ne kemi cilësi dhe kualitete, që të godasin në mënyra të ndryshme”.

KUNDËRSHTARI? “Teuta është ndeshje e fortë ndaj një skuadre të fortë dhe për t’u respektuar, ashtu siç kam shprehur konsideratë për çdokënd. Në realitetin tonë përjetojmë një lloj agresioni, që vjen nga situata të ndryshme. Është përballje e fortë dhe ne shkojmë për të treguar cilësinë dhe kualitetin tonë dhe të shohim talentet, që janë të shumtë në skuadrën tonë dhe jemi gjithmonë befasues”.

ISMAILGECI DHE TERRENI? “Unë e di se në bazë të rregullores pas gjysmës së dënimit, mund të plotësohen disa kushte dhe lojtari të rikthehet. Unë di që Ismajgleci do të jetë në fushë. Në këtë intensitet ndeshjesh, prej rreshjeve terreni mund të jetë rënduar pak, por unë di që ata (Teuta) janë klub serioz, infrastrukturën e kanë në qendër të vëmendjes dhe mundohen ta mbajnë sa më mirë fushën, kanë bërë disa ndërhyrje për ta riparuar. Në fund fusha është e barabartë për të skuadrat”.

PROGNOZA? “Befasia do të jetë e rëndësishme për këtë ndeshje. Kemi një skuadër, që po merr formë dhe ka personalitet shumë të fortë, edhe kur ajo vuan apo është në disavantazh gjithmonë reagon. Ne jetojmë, gëzojmë dhe mërzitemi bashkë. Kam parë se ata gjithmonë reagojnë dhe ndjekin idetë e mia dhe i shpalosin ato dhe cilësitë e tyre. Ndeshja mund të zgjidhet edhe nga episodet, por unë nuk mendoj se nesër do të vendosin episodet, por do të jetë luftë e fortë sportive dhe skuadra e di. Në bazë të dueleve dhe luftimeve shpresoj të dalim fitimtarë”,- u shpreh trajneri Dede.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute e tiranes nevil dede bardheblute e tiranes nevil dede

Sondazh

Poll