Sport

Domenek, ish-trajneri i Francës, kthehet në pankinë pas 27 vitesh

24 Dhjetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Domenek, ish-trajneri i Francës, kthehet në pankinë pas 27 vitesh

FRANCE – Hera e fundit në rolin e trajnerit ishte në pankinën e “gjelave” në Kupën e Botës të turpit, në Afrikën e Jugut në vitin 2010, ku futbollistët të organizuar nga Nikolas Anelka, u ngritën në grevë kundër trajnerin Rajmond Domenek.

Dhjetë vjet e gjysmë, pas asaj ekspedite katastrofike, ish-trajneri i Francës ka vendosur të rifillojë sërish trajningun dhe të ulet për gjashtë muaj në pankinën e Nante, plot 10.066 ditë pas pranisë së fundit të tij në një stol në Ligue 1. Kësisoj, një sfidë e tillë sjell përsëri në plan të parë një nga personazhet më të diskutueshëm të futbollit francez.

Gjatë dekadës së fundit Domenek ka punuar si një komentator i shquar në rrjetin televiziv “Equipe”, duke marrë shpesh qëndrime radikale dhe i përfshirë në mediat sociale. Ish-mbrojtësi me reputacionin e të qenit i ashpër ka kultivuar gjithmonë tipare atipike për botën e futbollit, duke u hapur në horizonte të reja. Ai ka marrë pjesë edhe në disa role në skenë, si dhe në filma televizivë.

Nga viti 2016, Domenek gjithashtu udhëhoqi sindikatën e trajnerëve, ku natyrisht ishte ndër partizanët që trajnerët, pas moshës 65 vjeç, duhet të dilnin në pension dhe nuk duhet të drejtonin një skuadër. Sot, Domenek do të festojë 69-vjetorin e tij si trajner i Nantë?!

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori i afruikes se jugut ish-trajneri i frances rajmond domenek trajneri i nante boterori i afruikes se jugut ish-trajneri i frances rajmond domenek trajneri i nante

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...