Sport

VIDEO/ Lautaro-Skriniar “show”, Inter mposht Veronën dhe merr përkohësisht vendin e parë

23 Dhjetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
VIDEO/ Lautaro-Skriniar “show”, Inter mposht Veronën dhe merr

ITALI-Në javën e 14-të të Serie A Inter ia del të fitojë ndaj Veronës me shifrat 2-1 dhe për momentin janë në vendin e parë në pritje të rezultatit Milan-Lazio. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Inter duhet të sulmonte për të arritur fitoren.

Gjithsesi, Lautaro Martinez do ta gjente rrjetën në minutën e 52-të, pas harkimit Achraf Hakimit nga e djathta. Për t’i stresuar tifozët zikaltër mendoi portieri Handanovic, që gaboi rëndë në kontrollin e tipit në minutën e 63-të, duke i dhënë mundësinë 19-vjeçarit serb, Ivan Ilicit, të shtynte topin për në rrjetë, për golin e 1-1.

Inter arriti shpejt të reagonte dhe gjeti golin me mbrojtësin Skriniar i cili goditi saktë me kokë. Inter merr një fitore shumë të rëndësishme që e ngjit, qoftë përkohësisht në vendin e parë me 33 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter verona inter verona

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...