Sport

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

23 Dhjetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i është bashkuar “Fondacionin Real Madrid”, si zëvendës i menaxherit të përgjithshëm.

“Iker është një legjendë e Real Madridit, ai përfaqëson vlerat e klubit dhe është portieri më i mirë në historinë tonë”, – thonë “Los Blancos” në një deklaratë.

Iker Casillas fitoi 19 tituj gjatë 25 viteve që mbrojti fanellën e ekipit kryeqytetas të Realit: 3 Champions, 3 Botërorë për Klube, 2 Superkupa të Europës, 5 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 4 Superkupa Spanjolle.

Në Portugali, me Porton, ai fitoi 2 tituj kampioni, 1 Kupë dhe 1 Superkupë. Me kombëtaren spanjoll ka luajtur 167 ndeshje dhe ka fituar 1 Kupë Bote, 2 Kampionate Europiane dhe 1 Kupë Bote U-20.

Karriera e tij sportive dhe jeta larg futbollit ka bërë që 39-vjeçari të fitojë çmime prestigjioze, të tilla si “Princi i Asturias Sport Award”, “Kryqi i Madh i Urdhërit Mbretëror të Meritës Sportive”, “Medalja e Artë e Urdhërit Mbretëror të Sporting Merita” dhe “Medalja e Artë e Komunitetit të Madridit”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll