Sport

VIDEO/Në Stamboll policia kap drogën “Maradona”

23 Dhjetor 2020, 16:42 Nga DOSJA
VIDEO/Në Stamboll policia kap drogën “Maradona”

TURQI – Fantazia e trafikantëve herëpashere i kalon pritshmëritë. Duke shfrytëzuar momentit e rikthimit në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve për Maradonën, pas ndarjes nga jeta, një grup trafikandësh droge ka përdorur imazhin e legjendës së futbollit argjentinas për të fshehur 2.5 kg kokainë. Kjo ishte sasia e drogës së kapur ditën e mërkurë në aeroportin e Stambollit.

Sjellja e dyshimtë e një shtetasi gjerman 72-vjeçar me origjinë kroate, i cili u paraqit në terminalin ajror nga Kolumbia, tërhoqi vëmendjen e Drejtorisë së Doganave të Turqisë. Si një masë paraprake, oficerët bënë një skanim të bagazhit të tij.

Një hetim i mëtejshëm me qen ngriti dyshimin për një “dendësi të pazakontë” brenda pikturave. Kur oficerët hoqën pjesën e pasme të pikturave, ata gjetën kokainë të fshehur në pjata të vogla brenda. Ai u arrestua në aeroport për drogën me vlerë 250,000 dollarë.

Maradona ishte i njohur për stilin e tij të egër të jetës dhe luftoi me varësinë nga kokaina për vite me radhë para se të vdiste më 25 nëntor për shkak të një sulmi në zemër. Ai konsiderohet gjerësisht një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...