Sport

VIDEO/ Theo Hernandez çon Milanin në “parajsë” dhe e mban në vendin e parë, Lazio bie në fund

23 Dhjetor 2020, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Theo Hernandez çon Milanin në “parajsë” dhe

ITALI– Në javën e 14-të të Serisë A, Milan e mbyll vitin 2020 me fitore. Kuqezinjtë fitojnë ndaj Lazios në frymën e fundit me shifrat 3-2. Një lojë intensive dhe me përmbysje. Kuqezinjtë e nisën mirë takimin ku Rebic në minutën e 10-të shënoi për vendasit,ndërsa ishte vetë sulmuesi kroat që 7 minuta më vonë fitoi 11-m në të cilën Calhanoglu realizoi. Në krahun tjetër Lazio nuk kishte se çfarë të humbiste dhe nisi menjëherë të sulmonte.

Në minutën e 28-të pati një kontakt Kalulu-Correa me arbitrin që dha një tjetër 11-m këtë herë në favor të miqëve. Immobile nuk arriti të shënonte me Donnarumman që grushtoi, por nuk kishte çfarë të bënte në tentativën e dytë të Luis Albertos. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58-të Immobile barazoi shifrat me atë supergol.

Ndërsa kur u mendua se gjithçka po shkonte drejt barazimit, Theo Hernandez në minutën e 92-të arriti të godiste saktë me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit. Një fitore me mjaft vlera pasi kuqezinjtë e mbyllin vitin 2020 në vendin e parë -1 pikë nga rivali kryesor Inter.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio milan lazio milan

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...