Sport

Tifozët në ndihmë të klubit, blejnë 72.000 bileta virtuale për Dinamo Dresden

24 Dhjetor 2020, 06:31 Nga DOSJA
Tifozët në ndihmë të klubit, blejnë 72.000 bileta

GJERMANI – Pandemia e koronavirusit po shkakton pasoja të rënda financiare edhe në sport. Klubet, gjigandët por edhe modestët, kanë rishikuar pagat e futbollistëve, të cilat janë tkurrur. Tregu i futbollit është futur në krizë, çmimet kanë rënë ndjeshëm.

Por në Gjermani ka ndodhur çudia. Tifozeria e Dresdenit, që njihet si më e zjarrta në këtë vend, për të ndihmuar skuadrën e tyre të zemrës, Dinamon që konkurron në kategorinë e tretë të futbollit gjerman, ka bërë një gjest të paparë.

Përpara ndeshjes Dinamo-Darmstad (0-3) për Kupën e Gjermanisë, drejtuesit e klubit të Dresdenit nxorrën në shitje bileta virtuale, me një çmim prej 5 eurosh. Reagimi i tifozëve ishte fantastik, plot 72 mijë bileta u shitën me një frymë edhe pse ata e ndoqën ndeshjen nga shtëpitë e tyre.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bileta virtuale dinamo dresden gjermani bileta virtuale dinamo dresden gjermani

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...