Sport

VIDEO/Kukësi dhe Tirana ndajnë nga një pikë në “Elbasan Arena”

23 Dhjetor 2020, 18:09 Nga DOSJA
VIDEO/Kukësi dhe Tirana ndajnë nga një pikë në

ELBASAN – Nuk ka fitues në superndeshjen e javës së 10-të të Superligës mes Kukësit dhe Tiranës. Gjithçka mbyllet në barazim 0-0, por që polemikat e shoqëruan këtë ndeshje edhe në përfundimin e saj për golin e anulluar të Kukësit.

Skuadra e Skënder Gegës Kukësi ishte më ngulmues se Tirana, e cila luajti e tërhequr edhe për shkak të mungesave të shumta, duke i lënë iniciativën verilindorëve. Këta të fundit rrezikuan me Ibraimin të shënoin e më pas, goditën traversën me Gashin. Eze arriti më në fund të çonte topin në rrjetë, por u sinjalizua në pozicion jashtë loje mes protestave të skuadrës së Kukësit.

Tirana rezistoi deri në fund dhe mund edhe ta kishte mbyllur me tre pikë këtë sfidë, por Muçi në frymën e fundit nuk gjeti devijimin e duhur për të mposhtur portierin Tafa. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 0-0, që nuk kënaqin asnjë prej trajnerëve, pasi ekipet kanë humbur përsëri terren ndaj kreut.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...