Sport

VIDEO/ Real Madrid “fik” Granadën, tani mund të flitet për titull te “Los Blancos”

23 Dhjetor 2020, 22:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Real Madrid “fik” Granadën, tani mund të flitet

SPANJË-Real Madrid siguron një tjetër fitore për të vënë në trysni Atletico Madrid me të cilin kryeson La Liga, duke mundur Granadën me shifrat 2-0 me golat e Casemiros dhe Benzemasë. Një sfidë e dominuar nga “Los Blancos”, që patën raste të shumta shënimi, por në pjesën e parë nuk mundën të gjenin rrjetën.

Në fraksionin e dytë goli i parë erdhi nga Casemiro në minutën e 57-të. Një gjuajtje e tij me kokë pas asistit të Asensio, mjaftoi që t’i jepte Realit avantazhin të cilin e administroi deri në fund, por u desh goli i Benzema që të vulosej fitorja 2-0.Ndërsa sulmuesi francez shënoi vetëm pak para përfundimit të ndeshjes për ti dhënë 3 pikë me mjaft vlera skuadrës së Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport granada real madrid granada real madrid

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...