Sport

Goli i anuluar i Eze, reagon Kukësi: “Kështu hidhet poshtë djersa jonë”!

24 Dhjetor 2020, 06:44 Nga DOSJA

TIRANE – Kukësi barazoi me Tiranën 0-0 dhe sikurse pritej, goli i anuluar për verilindorët ka hapur polemika. Pozicioni jashtë loje i Patrik Eze është shumë i dyshimtë dhe Kukësi bën thirrje për drejtësi, pasi mendojnë se kështu u hidhet poshtë djersa.

“Goli i shënuar nga Eze, por i anuluar nga gjyqtarët. Pamjet janë të qarta, gjykojeni vetë vendimin e gjyqtarëve. Nuk mund të dëmtohet një ekip në këtë mënyrë, aq më tepër kur dominohet ndeshja në çdo aspekt.

Klubi i Kukësit kërkon nga FSHF dhe Liga Profesioniste të marrë masat e duhura për këtë gjykim, sepse po hidhet poshtë djersa e futbollistëve e stafit, mundi i të gjithëve dhe investimi i klubit. Faleminderit”, shkruhet në reagimin e Kukësit.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjyqtari kukesi - tirana 0-0 pozicion jashte loje gjyqtari kukesi - tirana 0-0 pozicion jashte loje

Sondazh

Poll

Sport 23 Dhjetor 2020, 15:54

Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”

SPANJE – Iker Kasijas rikthehet në “shtëpi”, kështu mund të quhet Reali i Madridit për ish-kapitenin. Sipas një njoftimit zyrtar të “Los Blankos”, Kasijas i ësh...