Sport

Mesi: “Kurrë nuk kam menduar për rekorde, meritë edhe e bashkëlojtarëve”

23 Dhjetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Mesi: “Kurrë nuk kam menduar për rekorde, meritë edhe e

SPANJE – Lionel Mesi, pasi tri ditë më parë i kishte barazuar rekodin, pas golit të shënuar dje ndaj Valladolidit arriti të përmirësonte rekordin e legjendës Pele, për numrin golat të realizuar me fanellën e një klubi. “Pleshti” tani u ngjit në kuotën e 644-t golave të shënuar për Barcelonën, duke vendosur një rekord të ri botëror në karrierën e tij.

Pas këtij suksesi, 33-vjeçari argjentinas është shprehur se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të thyente ndonjë rekord në karrierën e tij sportive.

“Kur fillova të luaja futboll, asnjëherë nuk kam menduar se do të arrija të thyeja ndonjë rekord”,- ka deklaruar Mesi. – Unë vetëm mund të falënderoj të gjithë bashkëlojtarë, që më kanë ndihmuar ndër vite, familjen time dhe shokët e mi, që më kanë mbështetur çdo ditë. Është një gjë e jashtëzakonshme për të arritur këtë sukses, që natyrisht më kanë bërë të punoj më fort, por sërish them, se kjo është meritë edhe e bashkëlojtarëve”,- ka shtuar më tej ylli i Barcelonës, gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Mesi.

Braziliani Edson Arantes do Nascimento, legjenda Pele, kishte shënuar 643 gola për Santosin gjatë karrierës së tij, rekord i cili tani i përket argjentinasit Lionel Mesi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport legjenda pele lionel mesi rekordi i 644 golave ylli i barcelones legjenda pele lionel mesi rekordi i 644 golave ylli i barcelones

Sondazh

Poll