Sport

Dikur ka luajtur me Wolfsburg në Gjermani, Tirana arrin akordin me futbollistin e njohur, bëhet më i paguari i Superiores

23 Dhjetor 2020, 15:52 Nga DOSJA
Dikur ka luajtur me Wolfsburg në Gjermani, Tirana arrin akordin me

TIRANË– Ferhan Hasani është futbollisti më i ri i Tiranës. Futbollisti ka firmosur një kontratë 18-mujore me kampionët në fuqi duke u bërë futbollisti më i paguar i Superiores me 12 mijë euro në muaj.Në të shkuarën mesfushori fantasist ka qënë pjesë e Wolfsburg në Gjermani, ndërsa kohët e fundit ka luajtur HJK Helsinki me të cilët zhvilloi 9 takime në kampionat duke shënuar 5 gola.

Kujtojmë që Hasani ka qënë pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut. Pas Agim Ibraimit një tjetër futbollist me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Wolfsburg dhe në Danimarkë me Brondbyn vjen në Kategorinë Superiore për të rritur akoma më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit tonë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferhan hasani tirana ferhan hasani tirana

Sondazh

Poll